Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Çfarë nate e zezë”, 5 të vdekur brenda një dite në Kosovë – reagon Zana Avdiu dhe ja çfarë kërkon nga shteti

Gazeta10
17 December 2023 - 10:37

Analistja politike Zana Avdiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku vdiqën tre këmbësorë.

Ajo e ka quajtur “natë të zezë” natën e mbrëmshme, pasi brenda një dite në Kosovë pati 5 viktima në aksidente rrugore.

Avdiu ka kërkuar dënime më të rrepta për shkeljet në trafik.

“Tre djem të rinj, e humbën jetën në rrugët e Kosovës. Brenda një dite 5 persona vdiqën, në aksident rrugor. Çfarë nate e zezë. A nuk ka ardhë koha, që dënimet më të rrepta, me i ba për shkeljet e rregullave të trafikut? Nuk është hajgare kjo. Gati çdo ditë po na vdesin njerëz në rrugë. Ngushëllime familjeve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.