
Behgjet Pacolli – ish president i Kosovës, ka ngushëlluar popullin britanik pasvdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës, teksa ka shkruar “Londra e Gjallë është ndalur për një moment”, transmeton Gazeta10.
Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II, ka vdekur pasditen e sotme. Elizabeta ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare. /Gazeta10