Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati e quan lajm të rremë: Qeveria s’e ka përjashtuar asnjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike

Gazeta10
19 December 2023 - 13:47

Ministri i Financave e ka quajtur lajm të rremë deklarimin se Qeveria ka përjashtuar kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Me një postim në Facebook, Murati ka thënë se sivjet është në fazën e pilotimit, dhe si i tillë mund të ketë sfida gjatë impemtentimit.

“Është e pavërtetë që Qeveria ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.
Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë.

Tutje ai ka sqaruar procesin edhe njëherë.


“Një tjetër argument i thënë në këtë lajm e që nuk qëndron ishte se invalidët e luftës përjashtohen me automatizëm sepse pensioni i tyre është së paku 225 euro, dhe kësisoj e tejkalojnë nivelin e përcaktuar prej 150 euro për kualifikim.
Së pari, siç edhe mund të shihet në vendim (foto 2), të ardhurat nga pensionet invalidore janë të përjashtuara nga llogaritja, dhe rrjedhimisht nuk përjashtohet askush për shkak se merr pension invalidor.
Por edhe nëse dikush ka të ardhura tjera nga biznesi apo nga paga, atëherë ato të ardhura përllogariten dhe përpjestohen me numrin e anëtarëve të familjes dhe përderisa mesatarja për anëtar është më pak se 150 euro/muaj, atëherë familja kualifikohet për subvencionim. Shembull: një veteran invalid i luftës, përveç pensionit mund të ketë të ardhura nga paga 400 euro/muaj, por nëse janë 5 anëtarë të familjes, atëherë mesatarja për anëtar i bie 80 euro/muaj, e që është nën tavanin prej 150 euro/muaj, dhe rrjedhimisht kualifikohet për subvencionim.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.