Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

AKP-ja me asistimin e Policisë ia vendos drynin kompleksit “Rajska Banja”

Gazeta10
19 December 2023 - 15:52

Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka vë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.