Arben Ahmeti – Komentator politik ka thënë se Qeveria e tanishme nuk është qeverisje vetëm e Lëvizjes Vetëvendosje, por e një koalicioni me Listën Guxo.
Ahmeti në Politiko me Kushtrim Sadikun, ka thënë se rezultati në zgjedhjet e fundit nuk është arrite vetëm me figurat e VV-së, por me një pjesë të madhe të LDK-së, e shoqërisë civile, raporton Gazeta10.
“Kjo qeveri është qeverisje e LVV-së, nuk është, është qeverisje e një koalicioni mes Listës Guxo dhe LVV-së. Nëse e shohim në përbërje të votës i bie të jetë 70 me 30, me elektorat. Nëse e shohim lëvizjen e trupit elektoral të LDK-së, tek listës të cilës i printe Vjosa Osmani, i bie që kemi miks të këtij rezultati, pra duhemi ta kemi parasysh që kjo qeverisje, ky rezultat nuk është arrite me listën e LVV-së, me figurat e VV-së, janë një pjesë e madhe e LDK-së, e shoqërisë civile, një listë e cila ishte krejtësisht simbolike – si prezantim elektoral”, ka thënë Ahmeti.
Më tej, ai ka thënë se është vlerë guximi i deputetes Doarsa Kica – Xhelili, kalimi nga pozita në opozitë, dhe se ky veprim nuk do t’i ndikojë në votë.
“Këto lëvizje që po ndodhin, kalimi i deputetes është vlerë kalimi nga pozita në opozitë. Nuk ka ndodhë ndonjë tërmet që ka ndodhë në listën e LVV-së, është veprim i vogël taktik që nuk ndikon në votë”, ka thënë ai./Gazeta10