
Imami dhe teologu i njohur nga Mitrovica, me origjinë nga Drenica, hoxhë Fatmir Latifaj ka ndarë në facebook një postim në prag të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në postimin e publikuar shihet flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i valëvitur nga xhamia, si dhe më poshtë imami shkruan lutjen e tij për ditën e nesërme.
“O Allahu jem, nesër gëzoje shqiptarinë me lirimin e eprorëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.
Më herët u njoftua se që të gjitha xhamitë, mesxhidet dhe objektet tjera të institucioneve të Bashkësisë Islame janë stolisur nga sot me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu vendosi kryesia e BIK-ut, ku dhe u nënshkrua vendimi nga kryetari Myftiu Naim Tërnava.