
Pas gjashtë vitesh pritjeje, ankthi dhe shprese, nesër mund të vijë momenti vendimtar për ish-krerët e UÇK-së.
Në Hagë ndodhet edhe Sadik Zeqiri, i cili, së bashku me shumë shqiptarë, pret me shpresë lajmin e shumëpritur.
Nesër, pas orës 10:00, vëmendja e Kosovës dhe e shqiptarëve kudo që janë do të jetë e përqendruar në Hagë. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shpresa është që të vijë lajmi që është pritur kaq gjatë – lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.
Për shumë shqiptarë, kjo nuk është vetëm një ditë vendimi, por një ditë e shumëpritur, me shpresën se më në fund do të vendoset drejtësia për ata që përfaqësuan UÇK-në.
Nesër pas orës 10:00, sytë e të gjithëve janë nga Haga./Gazeta10