
Një qytetar shqiptar në Hagë, avokat në Holandë, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, në natën para shpalljes së verdiktit final.
Në prononcim me gazetarin e Kanal 10, Kushtrim Sadiku, ai tha se ndonëse nuk merret me çështje që lidhen me luftën, do të kishte pasur dëshirë t’i ndihmonte të akuzuarit.
Ai tregoi edhe për grumbullimin e qytetarëve para gjykatës, duke thënë se policia nuk i kishte lejuar të qëndronin gjatë.
“Jam avokat këtu në Holandë, por nuk merrem me çështje të luftës. Do të kisha pasur dëshirë t’i ndihmoja këta burra”, u shpreh ai.
Qytetari tha se tashmë mbetet vetëm pritja për verdiktin, duke shprehur shpresën për lajme pozitive nga Haga.