Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, mund të apelohet

Gazeta10
16 September 2026 - 22:01

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes një deklarate, ambasada ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët dhe akterët në Kosovë dhe rajon ta respektojnë aktgjykimin dhe procesin gjyqësor.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë merr shënim aktgjykimin e sotëm të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin lidhur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin”, thuhet në deklaratë.

Ambasada ka rikujtuar se aktgjykimi mund të jetë subjekt i ankesës, në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj.

Italia ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e saj për mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, me qëllim sigurimin e drejtësisë përmes procedurave gjyqësore të pavarura dhe të paanshme.

Ambasada e Italisë ka riafirmuar mbështetjen afatgjatë dhe të palëkundur të Italisë për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.