Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-Presidenti Meidani: Haga nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Gazeta10
16 September 2026 - 22:07

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Meidani ka thënë se aktgjykimi është i shkallës së parë dhe se vendimi duhet të kundërshtohet përmes të gjitha mjeteve ligjore.

Ai ka theksuar se konteksti historik i luftës në Kosovë nuk duhet të anashkalohet, duke e cilësuar popullin e Kosovës si viktimë të dhunës së shtetit serb.

“Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në historinë tonë kombëtare”, ka shkruar Meidani.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre, ndërsa ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të ndërmarrë hapa institucionalë.

“Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion”, ka deklaruar Meidani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.