Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Jo në emrin tim”, familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Gazeta10
16 September 2026 - 21:14

Qindra banorë të Reçakut dhe qytetarë të Shtimes u mblodhën sonte në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të pranishmëve ishin familjarë të martirëve dhe dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Bajram Hajrizi e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke vënë theksin te kontrasti mes dënimeve të shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe mungesës së një përgjegjësie për vrasjen e 45 civilëve të Reçakut.

“Për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot kemi një aktgjykim me gjithsej 81 vite burgim, ndërsa për 45 civilët e Reçakut, familjet e tyre ende presin drejtësi”, tha Hajrizi.

Ai kërkoi që drejtësia të zbatohet me të njëjtin standard për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë dhe i bëri thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërmarrë hapat institucionalë dhe kushtetues lidhur me të ardhmen e Gjykatës

Gjatë tubimit pati edhe brohoritje në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe emrave të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Tubimi u mbyll me mesazhin se Reçaku nuk do ta harrojë sakrificën e viktimave dhe se familjet e 45 civilëve të vrarë më 15 janar 1999 vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës dhe urojmë që çlirimtarët të kthehen në familjet e tyre, në vendin që e çliruan dhe ndërtuan”, u tha në përmbyllje të tubimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.