Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: Një ditë zie për të gjithë ne, Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt

Gazeta10
16 September 2026 - 20:54

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një lidhje direkte për Kanal 10, Musliu-Shoshi e ka cilësuar ditën e sotme si ditë zie, duke thënë se, sipas saj, me këtë vendim nuk janë dënuar vetëm katër ish-krerët e UÇK-së, por edhe historia dhe sakrifica e Kosovës.

“Është një ditë zie për të gjithë ne. Nuk u dënua vetëm katërshja, por u dënua historia jonë, pavarësia jonë dhe sakrifica jonë për liri”, ka deklaruar ajo.

Musliu-Shoshi ka thënë se deputetët duhet të jenë pranë institucioneve dhe qytetarëve në këto momente, duke kërkuar që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt dhe të ndërmarrë hapa institucionalë.

“Ne, si zë i popullit që na ka votuar, duhet të jemi me institucionet atëherë kur duhet, për të qenë bashkë në kohë të rënda dhe të vështira. Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt dhe të marrë vendim. Nuk duhet t’i lëmë çlirimtarët vetëm. Duhet të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që çlirimtarët të jenë të lirë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë të ditur se 22 deputetët e PDK-së do të ndërmarrin një iniciativë në Kuvend, për të kërkuar veprime institucionale lidhur me situatën pas aktgjykimit.

“Nënshkrimet do t’i kem aty dhe do ta nisim si iniciativë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.