Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve ta respektojnë vendimin

Gazeta10
16 September 2026 - 20:05

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në kuadër të gjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën sot vendimin e tyre. Çështja kishte të bënte me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Siç theksoi gjyqtari kryesues gjatë shpalljes së vendimit, në këtë proces gjyqësor nuk ishte në gjykim vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), dhe as qëllimi i saj për një Kosovë të pavarur.

Gjermania e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara që nga fillimi, me bindjen se kjo përbën një kontribut të rëndësishëm në ballafaqimin me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në afrimin e mëtejshëm të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Duke themeluar Dhomat e Specializuara dhe duke bashkëpunuar me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), Kosova ka dëshmuar se po e përmbush përgjegjësinë e saj, përfshirë ballafaqimin me krimet e luftës, si një shtet i pavarur dhe sovran.

Ky vendim nuk i shfajëson në asnjë mënyrë aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet e rënda e të përhapura të të drejtave të njeriut të kryera ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90. Këto shkelje tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe ishin ndër faktorët që çuan në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin dhe dinjitetin e viktimave.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.