Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmet Isufi: Vendimi i Gjykatës Speciale është goditje për Kosovën, populli është me çlirimtarët

Gazeta10
16 September 2026 - 19:03

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, në një lidhje direkte për Kanal 10, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Isufi e ka cilësuar vendimin si një lajm të rëndë për Kosovën, duke thënë se, sipas tij, ai dëmton historinë dhe të kaluarën e vendit.

“Është një lajm i rëndë për Kosovën, për shkak se kemi të bëjmë me një gjykatë të themeluar nga Kuvendi i Kosovës, e cila padrejtësisht dëmton historinë tonë, të kaluarën dhe të sotmen”, ka deklaruar Isufi.

Ai ka theksuar rolin e pjesëtarëve të UÇK-së në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke e konsideruar vendimin si goditje për vendin.

Isufi ka pretenduar se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë bazuar në elemente që, sipas tij, janë fabrikuar nga Beogradi dhe janë mbështetur nga Rusia dhe vende që ai i konsideron armiqësore ndaj Kosovës.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e trajtimit të dëshmive në proces, duke thënë se Gjykata Speciale, sipas tij, është politike dhe se drejtësia nuk është vendosur në vendin e duhur.

Në fund, Isufi ka thënë se edhe sot populli i Kosovës qëndron në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ne kemi pasur edhe në të kaluarën vendime të tjera në emër të popullit, por kurrë populli nuk i ka pranuar. Edhe sot populli është me çlirimtarët”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.