
Deputetja Time Kadrijaj përmes prononcimit në Kanal10 ka bërë thirrje që të mblidhet Kuvendi i Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kadrijaj ka bërë të ditur se ka nisur një nismë për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve, me qëllim të kërkimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
“Duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Ka filluar një nismë për mbledhjen e nënshkrimeve popullore që të shfuqizohet Gjykata Speciale. Ne do ta përkrahim cilëndo nismë që vjen”, ka deklaruar ajo.
Sa i përket deputetëve dhe qëndrimeve të tyre, Kadrijaj ka thënë se deri tani nuk ka pasur kontakte apo informacione konkrete.
“Për deputetët s’kemi informacion. Askush nuk na ka kontaktuar deri tash”, është shprehur ajo.
Kadrijaj ka treguar edhe se kishte votuar kundër krijimit të Gjykatës Speciale në të dyja rastet kur çështja ishte votuar në Kuvend.
“Unë kam votuar edhe kundër në dy etapa, edhe atëherë kur kanë ardhur ato letrat”, ka thënë Kadrijaj.