
Opinionisti politik, Halil Matoshi, i emocionuar ka folur në edicionin special të Kanal 10 për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë.
Matoshi tha se kosovarët janë përballur me procese të shumta gjyqësore që nga paslufta, duke theksuar se kjo situatë ka shkaktuar lodhje shpirtërore te qytetarët.
“Çka me thanë, s’na u nda gazepi kurrë. Na kanë lodhë, si Kosovë jemi lodhë në shpirt. Katër gjykata e kanë inkriminu UÇK-në prej masluftës deri sot: UNMIK-u, EULEX-i, gjykatat tona, Gjykata Speciale dhe Tribunali për ish-Jugosllavinë”, tha Matoshi.