
Në edicionin special të Kanal 10, gazetari dhe analisti Burim Korça ka komentuar zhvillimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Korça ka përmendur edhe mesazhet e dhëna më herët gjatë mbrëmjes nga vëllai i Rexhep Selimit, duke i cilësuar ato si mesazhe të fuqishme të njerëzve që kanë luftuar për Kosovën.
“Pak më herët, gjatë natës, vëllai i Rexhep Selimit ka dhënë mesazhe shumë të forta të burrave që kanë luftuar për këtë vend”, ka thënë Korça.
Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe të ndërmarrjes së hapave të duhur institucionalë për t’i ndihmuar të dënuarit.
“Ajo që është shumë me rëndësi është ta ruajmë qetësinë dhe, si njerëz që e duam shtetin, të dimë t’i bëjmë hapat e duhur, në mënyrë që t’u ndihmojmë këtyre njerëzve të kthehen në vendin për të cilin kanë luftuar dhe e drejta të dalë në shesh”, është shprehur ai./Gazeta10