Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Qeveria reagoi tepër vonë, duhet një reflektim serioz pas aktgjykimit në Hagë

Gazeta10
16 September 2026 - 21:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një lidhje direkte për Kanal 10, Tahiri ka kritikuar reagimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se Qeveria ka reaguar tepër vonë dhe se pas këtij vendimi nevojitet një reflektim serioz.

“Duhet ta bëjmë një sistem më të mençur. Qeveria e Kosovës ka reaguar tepër vonë dhe duhet një reflektim serioz. Unë, si deputet i Kuvendit të Kosovës, jam i pakënaqur me vendimin që ka marrë Dhoma e Specializuar në Hagë. Për mua, ai është vendim politik dhe është jashtë kontekstit”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së dhe pjesëtarët e saj, sipas tij, kanë luftuar për mbrojtjen e popullit të Kosovës.

“UÇK-ja dhe këta burra kanë mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre, pastaj janë mbrojtur nga dhuna e Millosheviqit dhe, mbi të gjitha, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka mbrojtur popullin nga gjenocidi”, është shprehur ai.

Tahiri e ka cilësuar si tragjik kontekstin e paraqitur në aktgjykim, ndërsa ka thënë se ndodhet në Kuvend për të shprehur solidarizimin e tij dhe për të mbështetur çdo hap institucional që mund të ndërmerret lidhur me vendimin.

“Jam këtu për t’u solidarizuar dhe jam këtu për çfarëdo që e zhbën vendimin e këtij verdikti. Duhet të bëjmë një seancë, të tregojmë sa shumë e duam atë katërshe të UÇK-së dhe t’i kundërvihemi në formë shtetërore e parlamentare”, ka deklaruar Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.