
Këngëtarja Leonora Jakupi, duke komentuar zhvillimet pas vendimit të sotëm në Hagë, ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe institucioneve të Kosovës.
Për Kanal10, ajo tha se protesta është e domosdoshme dhe se, sipas saj, duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm.
“Ta ruajmë qetësinë, t’i ruajmë policët e institucionet që i kemi ndërtuar me shumë mund. Kjo protestë është e domosdoshme dhe do të duhej të ishte në vazhdim, akoma më e madhe. Ta zhdukim atë gjykatë, sepse nesër mund të jetë dikush tjetër”, tha Jakupi.
Ajo kërkoi që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa lidhur me Gjykatën Speciale.
“Do të doja që nga nesër Qeveria dhe Kuvendi ta bënin një ligj, ta zhdukin nga faqja e dheut këtë gjykatë”, u shpreh Jakupi.