Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
16 September 2026 - 23:32

Në faqen zyrtare në Facebook të akademikut të ndjerë Rexhep Qosja, e cila menaxhohet nga nipi i tij, Valjet Qosja, janë publikuar disa faqe nga ditari i tij i pabotuar, të shkruara më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Shënimet e Qosjes dokumentojnë reagimin e tij ndaj bastisjeve dhe arrestimeve të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzave nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në shënimin e 4 nëntorit, Qosja përshkruan bastisjen e shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shprehur shqetësimin për mënyrën e veprimit të EULEX-it.

“Çfarë vrazhdësie! Çfarë egërsie!”, shkruan Qosja, ndërsa më tej shpreh brengën e tij për situatën në të cilën ndodhej Kosova.

Një ditë më pas, më 5 nëntor 2020, Qosja shkruan për arrestimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pas arrestimeve të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në ditarin e tij, Qosja rikujton edhe qëndrimin e tij kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, duke argumentuar se Kosova nuk duhej ta kishte krijuar vetë këtë gjykatë.

Ai e cilëson luftën e UÇK-së si “luftë mbrojtëse” dhe “luftë çlirimtare”, ndërsa shpreh shqetësimin se proceset në Hagë mund të ndikojnë në mënyrën se si do të trajtohej lufta e Kosovës.

Në fund të shënimit, Qosja ngre një pyetje për Evropën:

“Çka do Evropa? Çka do të arrijë me këto Gjykime të Gjykatës së Posaçme? Ta barazojë luftën tonë mbrojtëse me luftën pushtuese të Serbisë?!”

Shënimet janë publikuar si transkriptim i faqeve origjinale të ditarit, pa riformulim stilistik, ndërsa janë bërë publike edhe riprodhimet e skanimeve të dorëshkrimit.

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.