
Bashkëthemeluesi i UÇK-së ,Nait Hasani, në prononcim për gazetarin e Kanal 10, Kushtrim Sadiku, në natën e pritjes në Hagë, ka shprehur optimizëm për verdiktin final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hasani tha se lirimi i tyre, sipas tij, do të shënonte një ditë historike për Kosovën.
“Nesër, kur ata të lirohen, do të jetë çlirimi i dytë për Kosovën. Do të jetë dita më e madhe. Kosova do ta vulosë njëherë e përgjithmonë shtetësinë e vet.”
Aktualisht, gazetari dhe moderatori i Politikos, Kushtrim Sadiku, po raporton drejtpërdrejt nga Haga për edicionin special të Kanal 10.