
Gino Mulliqi nga organizata “Albanians for America”, në një lidhje direkte nga Uashingtoni për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka folur për dëgjimin e sotëm në Kongresin amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Muliqi tha se gjatë dëgjimit është përmendur edhe procesi gjyqësor në Hagë.
Ai theksoi se tashmë koha ka kaluar dhe se mbetet të pritet vendimi i Gjykatës së Hagës.
“Koha ka kaluar, tash presim një vendim të suksesshëm nga Gjykata e Hagës për heronjtë tanë”, tha Mulliqi.