Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk jemi vonuar”, Rrahmani për lëndën e PDK-së në Kushtetuese

Gazeta10
15 September 2026 - 19:31

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur për lëndën që Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vonesën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Rrahmani ka thënë se PDK-ja nuk është vonuar me dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se për konstituimin e Kuvendit dhe afatet përkatëse ekzistojnë dispozita të qarta kushtetuese.

“Nuk besoj që jemi vonuar, për shkak se çështja e konstituimit të Kuvendit është dashur të ndodhë përmes një veprimi në Kuvend. Janë afatet kushtetuese për të cilat duhet të dërgohen [kërkesat]”, deklaroi Rrahmani.

Ai tha se sa i përket vonesës prej më shumë se 30 ditësh, tashmë ekziston një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, e ka sqaruar në mënyrë të qartë këtë çështje.

“Për çështjen e vonesës mbi 30 ditë, aty veç e kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka interpretim, por është shumë i saktë, shumë i qartë edhe për neve që s’jemi jurista. Kështu që, për të njëjtën çështje, ne nuk kemi nevojë të dërgojmë interpretime. Ne e kemi të qartë”, tha ai.

Sipas Rrahmanit, vonesa në këtë proces përbën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

“Ajo është shkelje e vazhdueshme e Kushtetutës që ata janë duke e bërë qëllimisht”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Rrahmani foli edhe për një tjetër çështje që, sipas tij, paraqet shkelje të Kushtetutës. Ai tha se një deputet nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e ministrit.

“Një deputet nuk mund të ushtrojë funksionin e ministrit. Deri tash ne kemi pasur një deputet që ka funksionuar edhe në detyrën e kryeministrit, edhe si deputet. Pra, edhe e ka kontrolluar veten, edhe e ka urdhëruar veten”, tha Rrahmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.