
Në Hagë janë grumbulluar sonte një numër i madh qytetarësh, të ardhur për të pritur vendimin final të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pamjet nga terreni tregojnë atmosferën në mesin e qytetarëve, të cilët janë mbledhur në natën para shpalljes së verdiktit.
Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, është drejtpërdrejt nga Haga, nga vendi ku po qëndrojnë qytetarët e mbledhur.
Sadiku po raporton për edicionin special të Kanal 10, duke sjellë detaje të fundit nga atmosfera në Hagë, në prag të një prej momenteve më të rëndësishme të procesit gjyqësor.