Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti me informacione brenda Policisë e KFOR-it: Nuk ka shqetësim rreth sigurisë për ditën e nesërme

Gazeta10
15 September 2026 - 21:07

Gazetari dhe moderatori i edicionit special në Kanal 10, Arben Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione nga burime brenda Policisë së Kosovës dhe KFOR-it lidhur me situatën e sigurisë në prag të shpalljes së verdiktit final në Hagë.

Ahmeti tha se, bazuar në informacionet që ka, nuk ka shqetësim të veçantë për sigurinë gjatë ditës së nesërme.

“Kam disa informacione. I pari ka të bëjë me jehonën, panikun që është krijuar rreth ditës së nesërme. Me kompetencë të plotë ju them që kam informacione shumë serioze brenda Policisë së Kosovës dhe brenda KFOR-it. Në asnjërin institucion nuk ka shqetësim sa i përket ditës së nesërme, sigurisë së ditës së nesërme.

Ka pasur lajme, fake news, deri në detajin që mund të ketë dalje të mësimit nesër. Procesi mësimor në të gjitha komunat është i rregullt, nuk ka vend për shqetësim.

I vetmi shqetësim i shfaqur nga ambasadat janë demonstrimet. Kjo dallon nga demonstratat. Natyrisht, do të ketë mbledhje të njerëzve për të pritur Dhomat e Specializuara, për të pritur vendimin, që nuk ka asnjë arsye të mendohet se do të jetë negativ, marrë parasysh gjithë shqyrtimin që ka ndodhur”, tha Ahmeti.

Ai foli edhe për mbështetjen ndërkombëtare ndaj luftës së UÇK-së, duke thënë se ajo, sipas tij, nuk lidhej me individët që sot po gjykohen në Hagë.

“Një detaj tjetër, i rëndësishëm, është që Kosova dhe lufta e UÇK-së nuk është mbështetur nga Amerika dhe aleatët perëndimorë për shkak të emrave Hashim, Kadri, Jakup apo Rexhep. Ajo luftë dhe rezistencë u mbështet sepse ushtarët tanë asnjëherë s’i kanë sjellë turp vendit.

Gjithë rezistencën e kanë bërë me nder të plotë, duke mos luftuar civilë, duke mos dhunuar gra e duke mos u marrë me gra”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, mbështetja perëndimore për Kosovën duhet parë në kontekstin e luftës dhe të rezistencës së popullit të Kosovës, dhe jo vetëm përmes figurave individuale që sot ndodhen në proces gjyqësor në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.