
Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë janë mbledhur qytetarë nga Kosova dhe diaspora për të përcjellë nga afër momentin e vendimit.
Nga Haga raporton gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.
Në mesin e qytetarëve që kanë ardhur për të pritur vendimin është edhe një qytetar nga Kosova, i cili shpreh optimizëm dhe besim se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë.
“Presim kthimin e arkitektit të Kosovës, Hashim Thaçit”, shprehet qytetari, duke folur për pritshmëritë e tij në prag të vendimit.
Atmosfera në Hagë është e ngarkuar me emocione, ndërsa mbështetësit presin shpalljen e aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Vendimi pritet të shpallet më 16 shtator, ndërsa deri në momentin e shpalljes nuk mund të dihet rezultati i procesit gjyqësor./Gazeta10