Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sveçla për aksidentin në Prizren: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët, janë marrë masa ndaj policëve

Gazeta10
20 December 2023 - 10:33

Personat që mbrëmbjen e së shtunës organizuan gara me vetura duke shkaktuar aksidentin që ua mori jetën tre të rinjve në magjistralen “Ibrahim Rugova”, e kishin bërë të njëjtën gjë edhe më herët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se pas këtij aksidenti, kanë biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën për “masat që duhet të ndërmerren, sidomos nga Policia e Kosovës në raport me organizimin e garave automobilistike të jashtëligjshme” dhe “për veprimet e ndërmarra nga Policia për rritjen e sigurisë në trafik”.

Ai la të kuptohet se drejtori i Policisë ka marrë masa “idhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimit të garave të paligjshme”.

“Policia e Kosovës, të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Siç tashmë është bërë publike në media, të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie dhe rrezikim në komunikacion, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar patent-shoferi për tejkalim shpejtësie dhe filmim e publikim i këtyre garave”.

Këtë vit, ministri tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme automobilistike.

Në mesin e masave të ndërmarra, Sveçla tha se “zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore” dhe se janë futur në funksion “vetura me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik të shkeljeve në komunikacion”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.