
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka vizituar familjen e gjeneralit të UÇK-së, Haxhi Shala.
Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se u takua veçanërisht me babain e tij.
”Komandant Topi, u dëshmua në luftë, do të dëshmohet edhe tash, pa dyshim”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Mëngjesin e sotëm e nisa në familjen e gjeneralit të UÇK-së, Haxhi Shala, ku pata kënaqësinë ta takoj babain e tij në këto ditë të vështira për ta.
Komandant Topi, u dëshmua në luftë, do të dëshmohet edhe tash, pa dyshim.
E padrejtë që gjithë ata që dhanë shumë për lirinë e vendit tonë sot përballen me gjykime.
E vërteta duhet të triumfojë!