
Kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani ka lëshuar pikët e radhës në elitën e futbollit kosovar.
Kësaj here, të besuarit e Ilir Dajës u mposhtën në Gjilan, me Dritën që arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme për garën për titull.
Ndeshja nisi më mirë për Ballkanin, i cili që në minutat e parë pati disa raste të mira shënimi.
Serinë e golavë në derbin e sotëm e hapi Bajram Jashanica në minutën e pestë pas një gabimi në mbrojtjen gjilanase.
Ishi i Ballkanit, Blend Baftiu riktheu gjithçka në baraspeshë me golin e shënuar në minutën e 27-të të ndeshjes.
Rikthimin për klubin gjilanas e kompletoi sulmuesi në formë i bardhekaltërve, Blerim Krasniqi, me një gol të bukur të shënuar nga jashtë zonës së 16-it.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë, mirëpo që nuk rezultoi me ndonjë ndryshim në rrjedhën e lojës.
Kështu, Drita me këtë fitore rikthehet në garën për titull, duke qenë 5 pikë mbrapa Ballkanit, mirëpo me një ndeshje më shumë.
Gjilanasit renditen të tretit në tabelë me 34 pikë, gjersa Ballkani vazhdon lidershipin në tabelë me 39 pikë.
Drita ka përfunduar stinorin vjeshtor me fitore, gjersa Ballkani për herë të fundit këtë vit luan përsëri në vendin e njejtë, ndaj skuadrës së Gjilanit më 24 dhjetor.