Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zeqiri e quan konstruktiv takimin me Sveçlën: Presim që pas Vitit të Ri të marrim përgjigje pozitive

Gazeta10
20 December 2023 - 14:59

Drejtuesit e Sindikatës së Policisë janë pritur sot në takim nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Aty është biseduar rreth plotësimit të 14 kërkesave të bëra nga Njësia Speciale Intervenuese e Policisë.

Pas takimit për gazeta10 ka folur kreu i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri.

Sipas tij, gjatë këtij takimi është diskutuar për 14 kërkesat e bëra, duke shtuar se në një takim tjetër presin të marrin përgjigje për realizimin e kërkesave të tyre.

“Në takimin me ministrin i kemi diskutu të gjitha kërkesat që i kemi nga Sindikata për Policinë e Kosovës. Dhe në përfundim kemi ardh që këto kërkesa të analizohen dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete, se cila prej tyre është e mundshme që të realizohet”, ka thënë Zeqiri për gazeta10.

Ai ka thënë se takimi i radhës pret që të ndodh pas festave të vitit të Ri.

“Datë nuk kemi caktuar, por që mendoj të ndodh në muajin janar, pas festave të fundvitit. Ka mbetur që të analizohen në detaje secila kërkesë dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete se cilat mund të realizohen dhe periudhën kohore kur mund të realizohen”, ka thënë Zeqiri, duke shtuar se takimi me ministrin Sveçla ka qenë konstruktiv.

“Në realitet ka qenë një takim, një bisedë jashtëzakonisht konstruktive, kështu që disponimi ka qenë shumë i mirë. Mirëpo, të shohim tani si do të rrjedhë situata dhe vendosja e prioriteteve në takimin tjetër”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.