Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK ushtrim të përbashkët me ushtrinë amerikane, kroate e shqiptare: Nga 21 shtatori deri me 2 tetor do të ketë lëvizje të automjeteve

Gazeta10
19 September 2026 - 12:06

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një ushtrim që do të realizohet bashkë me ushtrinë amerikane, kroate dhe shqiptare nga data 21 shtator deri më 2 tetor.

Ushtrimi do të quhet “Valor Shield 2026”, dhe do të realizohet në Drenas, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë, dhe në drejtim të këtyre qyteteve do të ketë lëvizje të makinerisë.

FSK kërkon mirëkuptim nga qytetarët, meqë kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 Shtator deri me 02 Tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.