Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg

Gazeta10
19 September 2026 - 10:06

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i është përgjigjur deklaratës së Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, lidhur me interpretimet për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Preleci kishte thënë se e drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj sikurse ajo e Kroacisë, nuk mund të jetë objekt i gjykimit dhe se reagimet që e paraqesin çështjen në këtë mënyrë janë të gabuara.

Në reagimin e tij, Mishetiq tha se Preleci ka “pjesërisht të drejtë”, pasi gjykata nuk e ka shpallur të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi. Megjithatë, ai theksoi se vendimi i Trupit Gjykues ka shkuar më tej në vlerësimin e mënyrave përmes të cilave është synuar arritja e pavarësisë.

“Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, deklaroi Mishetiq.

Ai shtoi se gjykata nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi, por, sipas tij, vendimi përcaktoi se mjetet e përdorura për arritjen e saj ishin “në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Prelec deklaroi të premten se pavarësia e Kosovës nuk është objekt i procesit gjyqësor.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikurse është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”, shkroi Prelec.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 September 2026
Lajme
19 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.