Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Gazeta10
19 September 2026 - 11:28

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit policor.

Në këtë periudhë janë regjistruar 46 aksidente trafiku, prej të cilave 16 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Sa i përket rasteve të tjera policore, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Në raportin 24-orësh nuk është shënuar asnjë person në ndalim policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.