Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria i bashkohet vendeve që eksplorojnë Hënën dhe Marsin

Gazeta10
19 September 2026 - 11:12

Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të që nënshkruan Marrëveshjet Artemis, nismën ndërkombëtare për bashkëpunimin në eksplorimin civil dhe paqësor të hapësirës, e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, në orën 12:00 sipas kohës së Uashingtonit (EDT), në selinë e NASA-s në Washington. Sipas njoftimit zyrtar të agjencisë amerikane, në ceremoni do të marrë pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati.

Ceremonia do të drejtohet nga zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, ndërsa në aktivitet do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit. NASA ka bërë të ditur se aktiviteti do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.