Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministria e Financave ‘dorë lirë’ me para të shtetit, 3 650 euro pagë mujore për një ekspert

Gazeta10
20 December 2023 - 17:46

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të paguajë 3 650 euro në muaj për një ekspert të inxhinierisë softuerike.

Kjo Ministri përmes procesit të prokurimit ka përzgjedhur Atdhe Muhaxhirin si ekspert të inxhinierisë softuerike për sistemin e Tatimit në Pronë.

E për këtë ekspert, buxheti i shtetit do të paguajë 87 mijë e 600 euro për dy vite punë, e që kjo shumë nëse shpërndahet në pagesë mujore i bie 3 650 euro për muaj, raporton Gazeta10.

Për këtë, kjo ministri ka kryer edhe procedurat e prokurimit dhe kontrata ndërmjet ministrisë dhe ekspertit është planifikuar të nënshkruhet nesër (më 21 dhjetor). /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.