Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E goditi këmbësorin – Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në Prizren

Gazeta10
21 December 2023 - 20:21

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren, ku një veturë ka goditur një person në vija të bardha. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dh është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka bërë me dije se është arrestuar shoferi i veturës, që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Xhemali Zhuri.

I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Kujtojmë se nga ky aksident u publikuan edhe pamjet e frikshme, ku shihet se si shoferi nuk ndalon dhe e godet këmbësorin në vija të bardha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.