Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

QKUK, Spitali i Prizrenit dhe ai Pejës do t’i ‘djegin’ 1.8 milionë euro në mazut

Gazeta10
22 December 2023 - 12:31

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe ai i Prizrenit brenda dy viteve  do të shpenzojnë 1 milion e 815 mijë euro për furnizim me mazut.

Kjo lëndë djegëse do të shpenzohet kryesisht për ngrohje.

Agjencia Qendrore e Prokurimit ka udhëhequr procedurën e prokurimit për këtë tenderë, raporton Gazeta10.

Vlera e saktë që është paraparë t’i inkasojë kompania fituese nga shteti për furnizim me mazut është 1,815,061.46 euro.

Më poshtë mund ta shikoni listën në detaje të çmimit.

Kontrata është paraparë të jetë dy vjeçare dhe ka hyrë në fuqi nga 21 dhjetor i këtij viti me kohëzgjatje deri më 20 dhjetor të vitit 2025.

Lista e Spitaleve që do të furnizohen me mazut nga ky tenderë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.