Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës

Gazeta10
23 December 2023 - 14:46

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ankohet për Milan Radoiçiqin, por se vetë e ka lënë të lirë.

Tahiri ka thënë se Qeveria i ka pasur nën përcjellje lëvizjet e Radoiçiqit, por nuk ka reaguar.

“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.