
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se greva në arsim në kryeqytet po vazhdon, raporton Gazeta10.
Kështu, në shkollën “Afrim Gashi” në Hajvali mësimdhënësit nuk janë në shkollë për mësim, këtë e ka konfirmuar drejtori i shkollës.
Ai ka thënë se shkolla ka zgjedhur udhëzimet e Këshillit Grevist.
“Po, greva vazhdon në këtë shkollë. Shkolla ka zgjedhur Këshilin Grevist. Neve na mbetet me shpresu që sa më shpejt nxënësit të kthehen në klasë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se mësimdhënësit janë të rregullt në mbajtjen e grevës dhe po ashtu janë të vendosur të qëndrojnë pas saj deri në fund.
“Këshilli Grevist në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për çdo ditë që mësimdhëniët të vijnë për çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 12, ardhja e tyre është e rregullt. Të gjithë mësimdhënësit vijnë, të gjithë mësimdhënësit e ndijnë veten keq që mësimi nuk po fillon ende por janë të vendosur që grevën me e mbajtë deri në fund sipas udhëzimeve të sindikatës”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10