Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U kry Bac! – Kërstiq – Gashi: Jo s’u kry bac, palë destruktive!

Gazeta10
26 December 2023 - 22:06

Analisti Blerim Gashi, ka kritikuar drejtuesit e Bashkimit Evropian për masat ndaj Kosovës. Sipas tij, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak nuk dinin çka të bënin me Serbinë dhe i vënë masa Kosovës.

“Pse nuk ka masa ndaj Serbisë pasi ndodhi Banjsk, kjo është pyetja e 1 milion dollarëve që duhet t’i bëhet Bashkimit Evropian. Pra Borrell dhe Lajçak nuk kanë qenë konstruktiv ndaj Kosovës”, ka thënë Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar gazetari serb në veri të Kosovës, Branislav Kërstiq.

Sipas tij, masa ndaj Serbisë nuk ka sepse ky shtet tash e ka rolin konstruktiv.

“U kry bac”, ka thënë Kërstiq. Ndërsa Gashi i është kundërpërgjigjur duke i thënë ‘nuk u kry bac dhe Serbia është palë dekonstruktive’. /Gazeta10/

Më poshtë e gjeni përplasjen Gashi – Kërstiq

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.