
Diaspora kosovare edhe këtë vit është treguar ‘dorëlirë’ me vendin e tyre.
Sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës, për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217.8 milionë euro,
Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 për qind, raporton Gazeta10.
Ndërkaq, vetëm gjatë muajit nëntor diaspora kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.
Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes Institucioneve Financiare Jo Bankare 65.%, kanalet tjera 19%, ndërsa përmes bankave 16%. /GAZETA10/