
NATO po monitoron nga afër situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe nuk do të lejojë destabilizimin e saj, tha të mërkurën komandantja i selisë së NATO-s në Sarajevë, gjeneral Pamela McGaha, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të luajë rolin e një shteti që minon stabilitetin e rajonit në tërësi.
Gjeneralja amerikane McGaha prej dy vitesh është në krye të shtabit në Sarajevë, ku përfshihen oficerë nga vendet e NATO-s, me detyrën për të ndihmuar në reformën e sektorit të mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës dhe trajnimin e forcave të saj të armatosura.
“Aleatët e NATO-s mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH”
Selia e NATO-s në Sarajevë u krijua në vitin 2004, kur përfundoi misioni i SFOR-it i udhëhequr nga Aleanca dhe mandati i saj për të ruajtur paqen në BeH u mor nga forcat ushtarake të Bashkimit Evropian përmes misionit Althea.