Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët ukrainas nderojnë Mbretëreshën Elizabeth, shkruajnë emrin e saj në predha artilerie

Gazeta10
09 Shtator 2022 - 13:36

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ka tronditur të gjithë botën. Reagimet kanë qenë të shumta si nga figura të njohura të skenës, politikës dhe qytetarë të thjeshtë, transmeton Gazeta10.

Së fundmi, ushtarët ukrainas kanë nderuar mbretëreshën duke shkruar emrin e saj në predha artilerie.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

Pallati njoftoi: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.