
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë një 34-vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Bëhet fjalë për Artila Kamerin.
Për rastin, se deri ku kanë shkuar hetimet, se a është duke u intervistuar dikush Gazeta10 ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Insajderin konfirmoi se janë në pritje të raportit të autopsisë teksa shtoi se në këtë pikë të hetimeve nuk mund të japin detaje tjera.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Prishtinës është në pritje të raportit të autopsisë dhe të gjeturave nga hetimet e ndërmarra, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera nga ky rast“, tha Ulaj.
“Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me policinë“, pohoi Ulaj.