Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Hulumtimi i GAP: Marigona Hill – kompania lidere për metra katror ndërtimi në kryeqytet

Gazeta10
09 September 2022 - 14:38

Marigona Hill është kompania lidere në fushën e ndërtimit në komunën e Prishtinës. Kjo kompania po prin dukshëm përpara për metra të ndërtuar në zonën e kryeqytetit.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti Gap në një hulumtim të tyre me të dhënat për ndërtimin të realizuar në Prishtinë në dhjetë vitet e fundit, nga 2012 në 2022, raporton Gazeta 10. 

Sipas të gjeturave të këtij hulumtimi të pavarur të Gap, Marigona Hill është kompania që ka ndërtuar më së shumti në zonën e kryeqytetit. Sipas statistikave të nxjerra nga organizata, rezulton që kjo kompani ka ndërtuar afër 300 mijë metra katrorë.

Pas Marigona HIll, kompanitë e renditura janë Tregtia, Isaman, Arti Group dhe Royal.

Kompania Marigona Hill gjithashtu ka ndërtuar me banesa një kosto të përshtatshme, dhe gjithësejt është pajisur gjatë këtyre viteve me 12 leje ndërtimi.

Projektet e ideuara dhe ndërtuara nga Marigona Hill janë araktive dhe mjaft të kërkuara në treg.

Hulumtimi i Gap është mbështetur financiarisht nga Swiss Development & Cooperation, Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete Embassy of Sweden in Pristina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.