Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e Elizabeth ll, Nicholas Abbott: Personalisht e ndjej humbjen e saj, mirënjohës Osmanit dhe Kurtit për ngushëllimet

Gazeta10
09 September 2022 - 14:44

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth ll, raporton Gazeta10.

Abbott ka falënderuar krerët e shtetit të Kosovës për ngushëllimet e tyre.

Këtu keni statusin e plotë:

“Për shtatëdhjetë vitet e fundit, Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth udhëhoqi dhe i shërbeu Mbretërisë së Bashkuar me mençuri, guxim dhe angazhim. Unë, si shumë prej nesh, e ndjej personalisht humbjen e saj.

I jam shumë mirënjohës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti për mesazhet e tyre të mira ngushëllimi, si dhe për qindra mesazhe të tjera të mira dhe të menduara që kemi marrë. Ky është testament për respektin e thellë që ndjejnë shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.