
Ka ndërruar jetë këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë ai.
Gazeta10 ka mësuar së bëhet fjale për Bekim Gecin nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe bashkëvendasi i Bekimit, Arbëri përmes rrjetit social “facebook.
