Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Polica konfiskon 76 patentë shoferë brenda 24 orëve

Gazeta10
03 January 2024 - 18:20

Policia e Kosovës ka konfiskuar 76 pantetë shofer për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Krejt kjo është bërë brenda 24 orëve ku Policia ka kryer 547 pika kontrolli të automjeteve.

Komunikata e plotë:

25 qytetarë u lënduan nga mjetet piroteknike, kërkohet që institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e tyre

Siguria më e madhe në trafik është në të mirë të të gjithëve, respektoni rregullat e trafikut për të zvogëluar aksidentet

Prishtinë, më 3 janar 2024

Policia e Kosovës sipas planifikimeve ka realizuar patrullime parandaluese, por edhe Pika të Kontrollit për Automjete në trafikun rrugor në funksion të shtimit të masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik.

Janë realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 76 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.