
Analisti politik dhe gazetari Fidan Rama, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe procesin e formimit të institucioneve.
Rama ka thënë se, bazuar në vendimin e sotëm, PDK-ja e ka arritur qëllimin për të cilin e kishte dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese.
“PDK-ja e ka fituar këtë rast në gjykatë. Po mundohem ta sqaroj pse, sipas meje, e ka fituar. Në momentin kur është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, si lëndë ka qenë që të gjendet fajtori për shkeljen e rregullores kushtetuese dhe tejkalimin e afateve, gjë që si rast është vërtetuar se afatet janë shkelur për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Rama.
Ai ka thënë se çështja e dytë për të cilën, sipas tij, PDK-ja e kishte dërguar rastin në Kushtetuese ishte parandalimi i një skenari për zgjedhje më 27 dhjetor.
“Pra, edhe kjo është plotësuar. Në këtë rast PDK-ja e ka fituar lëndën totalisht, për çka edhe e ka dërguar politikisht si veprim këtë dokument në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Rama./Gazeta10