Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pritjet për të dalë nga Merdara deri në 2 orë e gjysmë

Gazeta10
03 January 2024 - 18:51

Në pikat kufitare është rritur fluksi për të dalë nga Kosova, pas kthimit të mërgimtarëve në diasporë.

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga dy orë në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 700 metra.

Pritje për ta lëshuar Kosovën ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, e cila zgjat prej një orë deri në një orë e 10 minuta, ndërsa kolona është 150 metra, njofton Klankosova.tv.

Pritje deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.